Xhepa: Për një student jashtë paguhet mesatarisht 11 mijë euro, në vendin tonë vetëm 1 mijë euro

Në “Drejt” nga Luan Rama në Ora News, pedagogu Selami Xhepa u shpreh se arsimi buron nga ekonomia dhe anasjelltas duke shtuar se shumë studentë që mbarojnë në vendin tonë shkojnë dhe punojnë në vende e tjera.

Xhepa: Unë mendoj se zhvillimet, sepse ka disa indikatorë dhe njëri nga këto janë raportet e Pizas ku nuk është se Shqipëria ka shkëlqyer. Ka disa indikatorë që vazhdojnë ta mbajnë peng kurrikulën mësimore edhe pse ka përmirësime të dukshme.

Ka segmente të caktuara të niveleve të arsimit ku duket qartë se edhe në shqipëri ka shpresë. Arsimi buron nga ekonomia dhe anasjelltas. Shumë studentë që mbarojnë në vendin tonë shkojnë dhe punojnë në vende e tjera. Vetëm nga universiteti ku punoj unë ka shume të rinj që kanë shkuar dhe punojnë në vende të shkëlqyera jashtë. Një student jashtë paguhet mesatar 11 mijë euro, në vendin tonë është 1 mijë euro.