VIDEO/ Tayna "frikëson" me make-up e saj në koncert
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Tetor 2023, 09:49
Repistja kosovare, Tayna, vazhdon të jetë aktive në muzikë, ku merr pjesë në shumë koncerte dhe sjell projekte të reja, të cilat menjëherë bëhen hite.
Por në koncertin e fundit, artistja është shfaqur ndryshe, me një grim jo siç jemi mësuar ta shikojmë zakonisht.
Mesa duket, Taynës i ka rënë poshtë lapsi i syve, duke bërë që ndjekësit të mos përmbahen, dhe të ironizojnë situatën.
Ata janë shprehur se janë trembur, ndërsa vetë pamjet po bëjnë xhiro në rrjet.
