Çfarë ndodhi? Dafina "zhduk" nga lista e ndjekësve motrën e saj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Tetor 2023, 15:24
Këngëtarja kosovare, Dafina Zeqiri, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes nga mediat, e kësaj rradhe me një veprim të papritur që ajo ka bërë.
Artistja ka larguar nga lista e miqve të saj në rrjetin social "Instagram", motrën e saj, Tringa Zeqirin.
Dy motrat, nga një kërkim në llogaritë e tyre, duket se nuk ndjekin më njëra-tjetrën për arsye ende të pa qarta.
Këngëtarja, e cila këtë periudhë është folur mjaft për romancën e saj të re, ka edhe një motër tjetër më të vogël të quajtur Besa, për të cilën është raportuar kohë më parë që nuk flasin më.


