Hailey darkon me Selenën?
Disa ditë më parë, modelja amerikane, Hailey Bieber dhe këngëtarja, Selena Gomez u panë duke hyrë dhe dalë nga i njëjti restorant në Paris, ndërsa qyteti vërshoi nga të famshmit për Javën e Modës.
Ndjekësit e tyre menjëherë u tërbuan, duke spekuluar për një takim të mundshme mes tyre. Megjithatë, media "TMZ" raporton se ndërsa të dyja u ndalën në "L’Avenue", nuk darkuan së bashku dhe madje ishin në kate të ndryshme të lokalit.
Partnerja dhe ish-i i këngëtarit Justin Bieber, u panë në të njëjtat festa, ku morën pjesë edhe Kendall Jenner dhe Nicola Peltz. Thuhet se nuk janë takuar së bashku.
Kujtojmë që Gomez ishte e dashura e Justin Bieber para se të ndaheshin përfundimisht në vitin 2018. Ai u martua me Hailey pak më vonë.
Rreth gjashtë muaj më parë, fansat e Gomez vunë në shënjestër Hailey-n pasi ajo postoi një video në platformën "TikTok", të bërë me Jenner dhe Justine Skye, në të cilin ata po sinkronizojnë fjalët: "Nuk po them që ajo e meriton, por koha e Zotit është gjithmonë e duhura. "
Kjo video u postua në të njëjtën kohë kur Gomez po merrte një vëmendje të pakëndshme për disa foto të bëra nga paparacët. Hailey ka mohuar që postimi të ketë lidhje me këtë situatë dhe më pas ka fshirë videon.
"Unë kurrë nuk kam komentuar për këtë lloj gjëje, por ne thjesht po kalonim një natë vajzash dhe bëmë një tingull të rastësishëm "TikTok" për argëtim," shkroi ajo më vonë.
Hailey përfundimisht i kërkoi Gomez-it të fliste me fansat e saj për ngacmimet e vazhdueshme që ajo po merrte.
"Kjo nuk është ajo që unë mendoj. Askush nuk duhet të përjetojë urrejtje ose ngacmim. Unë gjithmonë kam mbrojtur mirësinë dhe me të vërtetë dua që e gjithë kjo të ndalet", tha Gomez në rrjetet sociale.
Hailey u përgjigj me mirënjohje, duke thënë: "Dua të falënderoj Selenën që foli, pasi ajo dhe unë kemi diskutuar javët e fundit se si të kalojmë këtë tregim të vazhdueshëm mes saj dhe meje."

