Pranon se ka një vajzë! Konkurrentja tregon kërcënimet që ka marrë pas daljes në emision

Javën e kaluar, një nga konkurentet e emisionit "Përputhen", Enisa zhvilloi një takim me Herisonin.

Gjatë fundit të takimit, ajo tha se ka një sekret, por nuk do ta zbulojë.

"Është bekim", tha konkurentja, ndërkohë që Herisoni nisi dyshimet se ka një fëmijë.

Një javë më pas, Enisa shpërtheu në lot në studio dhe arsyeja ishin kërcënimet qe ka marrë, nga njerëz që e akuzonin se po mohon vajzën e saj.

Ajo pohoi se ka një vajzë katër vjeçe dhe është e lënduar nga ofendimet dhe kërcënimet që ka marrë.

"Para dy ditësh, mora vesh se një familjar I imi kishte kontaktuar me faqe të tjera për të shpërndarë kërcënime për mua dhe fëmijën tim..

E kam rritur me gjithë sakrifica, vetëm. Ky ka qenë shkaku që unë nuk kam dashur kurrë ta përmend fëmijën.

Jo se njerëzit nuk e dinë. Unë jam shumë krenare për të. Për atë kam jetuar deri më sot.

Po të mos kisha atë, sot mund të isha nën dhe. Ajo është arsyeja pse unë eci përpara, pavarësisht fjalëve që njerëzit thonë.

Po si mund të preket një nënë te fëmija?", ka thënë Enisa gjatë emisionit.

Ajo nuk dha detaje për babanë e vajzës, por tha se "është vetë gruaja dhe burri i shtëpisë".