Arbenita injoroi faljen publike, Fero bën veprimin e papritur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Tetor 2023, 15:14
Ish-reperi kosovar, Fero momentalisht është një ndër emrat më të përmendura në media, pasi kërkesa e tij publike ku i kërkonte falje ish-gruas së tij, Arbenita Ismajli bëri bujë.
Ndërkohë, kjo e fundit, nuk pati asnjë reagim në rrjete sociale, por vazhdoi duke postuar foto ku shfaqej duke kaluar kohë me vajzën e saj.
Si duket, Fero pas përgjigjes që e ka pritur dhe nuk e ka marrë nga Arbenita, ka vendosur ta fshij postimin e dedikuar për të.
Ky gjest i tij, nga ndjekësit u cilësua si një tjetër gabim për marrëdhënien e tyre.

