Lorenc Hasrama i jep fund beqarisë?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Tetor 2023, 15:21
Pas daljes së tij nga spektakli televiziv "BBV2", Lorenc Hasrama pranoi publikisht se është në një lidhje dashurie.
Mesa duket, tashmë kjo lidhje ka kaluar në një tjetër nivel, pasi këngëtari gjatë një interviste në emisionin "Wake Up", pranoi se marrëdhënia me partneren e tij është mjaft serioze dhe madje ajo ka dhe një unazë, duke nënkuptuar se ata e kanë zyrtarizuar lidhjen në një fejesë.
I pyetur nëse e dashura e tij është ndjekësja e tij më e madhe, artisti u shpreh: " Ajo thotë që është ndjekësja më e madhe. Nëse kam një problem është ky, që sa herë dëgjon një këngë timen, unë e ndërroj direkt.
Unë nuk i dëgjoj këngët e mia, madje kur doli kënga "Hëna, ma dha direkt ndjesinë, tani nuk e dëgjoj më."
