"Kam marr valixhet dhe jam larguar", Të pathënat e Dojna Memës dhe Valshent Satës
Moderatorja shqiptare, Dojna Mema dhe partneri i saj, Vlashent Sata, janë dukur gjithmonë si një çift i qetë dhe pa probleme.
Në një rrëfim të sajin, Dojna tregoi se si çdo çift tjetër dhe ato kanë pasur përplasjet e tyre.
"Nuk jemi të qetë fare nëse përplasemi. Madje, kur rrinim te apartamenti i vjetër, valixhja ime rrinte gjithmonë gjysmë e bërë.
Në momentin kur behet një debat i fortë, më fshihet në atë moment çdo gjë që ka ekzistuar përpara dhe them "Kjo nuk është jeta që dua".
Dhe e kam gjithnjë valixhen gati, shtoj thjesht ndonjë gjë kështu, është ajo pjesa e dramacitetit. E mbyll dhe e tërheq."
Moderatorja tregoi se është larguar mbi 20 herë nga shtëpia, por lutjet e Vlasahentit e bëjnë atë që të kthehet, duke shtuar se ai "ia mori dorën" dhe kthehej vetë.
Pavarësisht së shkuarës, tani kanë një fëmijë dhe gjërat kanë ndryshuar.
"Tani që është djali sigurisht që nuk e bëj më. Futem te dhoma dhe reflektoj me veten," tha Dojna.

