Çfarë ka ndodhur? Elita Rudi raporton në polici...

Prezantuesja kosovare, Elita Rudi, e njohur gjithashtu si bashkëshortja e këngëtarit Gjiko, është tërhequr pak nga ekrani.

Që nga emisioni "Big Talk", nuk e kemi parë më të përfshirë në ndonjë format televiziv.

Ndërsa në jetën privtate ka mjaftë zhvillime, kryesisht në aspektin e biznesit dhe atë të rrjeteve sociale.

Së fundi, bukuroshja ka ndërmarr një udhëtim në Itali, por mesa duket, jo gjithçka ka shkuar më së miri.

Ajo, ka treguar në rrjetin social "Instagram", se ka humbur valixhen, dhe ka disa ditë që ka nisur kërkimet.

Elita, ka bërë të ditur se për këtë arsye, do i drejtohet policisë së kosovës.

"Jam duke u bërë gati sepse do të shkoj në polici në Magura për të hapur rastin e hetimeve të valixhes time, e cila po rezulton të jetë fantazmë. Aeroporti i Prishtinës e ka verifikuar që valixhja ime ka qenë në aeroplan, ndërsa ai në malpensa është i bindur që valixhja ime nuk ka hyrë kurrë në Itali."- tha moderatorja ndër të tjera.