E rëndë në Durrës/ 34-vjeçarja nga Kameruni plagoset me thikë nga familjarët e saj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Tetor 2023, 22:43
Rreth orës 21:00, në lagjen nr. 13 Durrës, shtetasja A. A., 34 vjeçe, nga Kameruni, dyshohet se është lënduar me mjet prerës nga personat (familjarë të saj) e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme dy familjarët e saj.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.