EMRI/ Arrestohet 44-vjeçarja në Përmet, nuk denoncoi abuzimin e vajzës së mitur
Sadete Rakipi 44 vjeçe që ishte shpallur në kërkim për mashtrim dhe moskallëzim krimi është arrestuar. Kjo shtetase dyshohet se ka patur dijeni se vajza e saj e mitur ishte abuzuar seksualisht nga një shtetas, disa muaj më parë, por nuk ka kallëzuar në Polici.
Njoftimi i policisë Gjirokastër:
DVP Gjirokastër
Vihet në pranga një shtetase e shpallur në kërkim, e akuzuar për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Mashtrimi”.
-U ndalua shtetasja e shpallur në kërkim Sadete Rakipi për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Moskallëzimi i krimit”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, vunë në pranga shtetasen S. R., 44 vjeçe, banuese në Përmet, për të cilën Gjykata e Gjirokastrës, me vendimin e datës 27.09.2023, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Mashtrimi”.
Kjo shtetase dyshohet se ka patur dijeni se vajza e saj e mitur ishte abuzuar seksualisht nga një shtetas, disa muaj më parë, por nuk ka kallëzuar në Polici. Gjithashtu, dyshohet se i ka marrë një shumë parash një shtetasi të huaj, duke e mashtruar gjatë komunikimeve në rrjetet sociale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
