Matematika, kimia, fizika më pak të pëlqyerat? Fenomeni prek jo vetëm Shqipërinë por gjithë rajonin

Vit pas viti numri i studentëve që ndjekin degët Matematikë, fizikë e kimi është në rënie. Fenomeni nuk është vetëm në Shqipëri por tashmë ka prekur edhe rajonin.

Tashmë të rinjtë kërkojnë ato degë që ka më shumë kërkesë për punë. Ilir Snopce professori nga Mali I Zi, shprehet se rënia e numrit të studentëve në to nuk është për shkak të nivelit të vështirësise për të përthithur lëndën

"Janë goxha të vështirë për tu mbaruar. Kërkojnë dicka më të lehtë", tha profesori.

Ai apeloi për të krijuar një strategji për të ofruar të rinjtë në këto  degë, pasi në të ardhmen do të ndihet mungesa

"Me zhvillimet e fundit nuk do na duhet aq shumë programues. Kjo mungesë do na kushtojë", tha profesori.

Në akademinë e shkencave këtë javë u organizua një konferencë e posaçme mbi matematikën, ku ekspertë trajtuan tema të kohës