Pas kërkesës së Dumanit, policia merr në mbrojtje prokuroren e SPAK. Grupi ndoqi Musabelliun për ta vrarë

Policia e Shtetit, ka vënë në mbrojtje prokuroren e SPAK Doloreza Musabelliu dhe anëtarët e familjes së saj në Tiranë.

Vendimi për futjen në programin e mbrojtjes të prokurores së Laert Haxhiut, erdhi menjëherë pas publikimit të lajmin në “Ora News”, e cila raportoi e para se prokurorja e SPAK Musabelliu, prokurorja e Lushnjës Merita Selimi dhe avokati Adriatik Doga, ishin në planet e Haxhiut për tu vrarë.

Lidhur me këtë plan të Laert Haxhiut dhe bandës së tij, me qëllim cënimin e jetës së prokurores së SPAK, ka reaguar për “Ora News” dhe drejtuesi i këtij institucion Altin Dumani.

“…si Drejtues i SPAK i kam kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të marrë masa shtesë për mbrojtjen e prokurores dhe familjes së saj. Drejtori i Përgjithshëm, është angazhuar në marrjen e masave të nevojshme për mbrojtjen e prokurores.

Gjithashtu në cilësinë e Drejtuesit, kam njoftuar kryetarin e KLP-së…”-deklaroi Altin Dumani.

Sipas dëshmisë së bashkëpuntorit të prokurorisë Artan Tafani, prokurorja Musabelliu është ndjekur prej tyre për një periudhë kohe, ku asaj, bashkëshortit dhe fëmijëve ju është fotografi.

Tafani, ka treguar se Laert Haxhiu donte të vriste prokuroren pasi ajo kishte dënuar me burgim të përjetshëm Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin, për ngjarjen e vrasjes së Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës.

Për të njëjtën ngjarje është shpallur në kërkim dhe Laert Haxhiu, i cili rrezikon të dënuar me burgim të përjetshëm nga prokurorja Musabelliu.

Përveç këtij rasti të panifikimit të vrasjes së prokurores së SPAK, në dosjen hetimore del dhe plani për vrasjen e prokurores së Lushnjës, Merita Selimi. Gjithashtu një tjetër rast ku zyrtarët e shtetit janë kërcënuar me jetë nga anëtarët e bandës së Laert Haxhiut, janë dhe dy punonjësit e policisë së Tiranës, Erald Hysenukaj dhe Kristjan Ismaili.

Dy policiët u kërcënuan nga Firdeues Berberi, në hyrje të ashensorit të pallatit “Vila L” në “Astir”, zonë të cilën banda kishte një bazë ku qëndronte.

Pas kërkesës së Dumanit, policia merr në mbrojtje prokuroren