Zjarri në Darëzezë të Fierit, Balla: Kemi kërkuar të aktivizohet Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së

Zjarri në Darëzezë të Fierit, Ministri i Brendshëm Taulant Balla ndjek nga afër situatën.  Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka zbritur në terren për të parë nga afër zjarret në pyjet e bregdetit të Pishporos, të cilët vijojnë të përhapen.

"Kemi kërkuar të aktivizohet Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së për shuarjen e zjarrit të madh", ka thënë Balla.

Balla ka theksuar se në orët në vijim do të ketë përforcime të tjera të mjeteve zjarrfikëse.

Ai ka deklaruar se është kërkuar ndërhyrje nga emergjenca civile e Bashkimit Europian.

Balla gjithashtu ka pohuar se do te investohet per hapjen e korridoreve në masivet pyjore.