Sulmi në Turqi, reagon ministria e Jashtme e Shqipërisë: Dënojmë ashpër aktin terrorist në Ankara

Ministria për Evropën dhe Punët e jashtme e Shqipërisë ka reaguar për sulmin terrorist në Turqi.

"Shqipëria dënon ashpër sulmin terrorist dhe qëndrojmë në solidaritet të plotë me Turqinë", thuhet në reagimin e ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Reagimi i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme lidhur me sulmin terrorist në Ankara:

Shqipëria dënon ashpër sulmin terrorist në Ankara. Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me Turqinë dhe refuzojmë çdo formë të dhunës terroriste. Mendimet tona janë me të lënduarit, teksa i urojmë atyre shërim të shpejtë!