Në rritje numri i rasteve me ankth tek të rinjtë, mjekja Rreli: Shkak tërmeti dhe covidi

Të pakten 25 persona në ditë paraqiten pranë mjekes psikiatre Ariana Rreli për trajtim të probleme të shëndetit mendor në qendren komunitare nr3 ne kryeqytet.

"Problematikat me shëndetin mendor janë në rritje. Më së shumti janë problemet me ankthin", tha mjekja.

Problemet e Ankthit mbizotërojnë mes të rinjve.

"Janë moshat aktive, 20-25 që nuk kanë më komplekse", tha mjekja.

Dhimbje koke, gjymtyresh,apo rrahje te shpeshta te zemres jane simptomat kryesore.

"Dikush mund të ankojë më shumë probleme fizike", tha mjekja.

Shkak per kete rritje te rasteve sipas Rrelit, eshte covid19 dhe termeti i vitit 2019

"Tërmeti apo covidi humbje të mëdha, ndikojnë në ekuilibrat tanë psikologjik", tha mjekja.

Konsultimi me psikiatrin, mbajtja sa me afer e te rinjve nga ana e prinderve, dhe aktiviteti fizik mbeten rekomandimet kryesore te mjekes.