Koti: Nuk ka domethënia përjashtimi i 11 deputetëve, e kemi shkarkuar Bashën në 11 dhjetor

Në një intervistë për Ora News, deputetja demokrate Sorina Koti u shpreh se nuk përbën domethënie përjashtimi i 11 deputetëve që bëri Basha

Ajo tha se PD e përjashtuar Bashën nga vendimmarrja në 11 dhjetor 20221, duke e shkarkuar si kryetar dhe nga çdo funksion drejtues.

Koti: Nuk përbën domethënie përjashtimi i 11 deputetëve që bëri Basha. Ne e kemi shkarkuar Bashën dhe jemi të distancuar prej kohësh për shkak të vendimeve të tij që ka marrë ai. Unë tashmë jam në grupin e përjashtuar, ndërsa kolegët e mi janë përjashtuar shumë më herët.

Ne jemi anëtarët të PD me vullnet të plotë dhe i kemi shërbyer asaj për vite me radhë. Nuk ka asnjë shkresë zyrtare nga një kryetar që ka ardhur me votën e shumicës së demokratëve. Ne e kemi përjashtuar Bashën nga vendimmarrja në 11 dhjetor 20221, duke e shkarkuar si kryetar dhe nga çdo funksion drejtues.