Përjashtimet e deputetëve, Sula: Basha mendon se mazhoranca mundet duke zvogëluar opozitën

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula shprehu indinjatën e tij në lidhje me largimin e 11 deputetëve demokratë nga grupi parlamentar i PD.

Sipas tij, ky veprim nuk tregon gjë tjetër veçse inferioritet dhe dështim të pseudo-aksionit të opozitës në terren.

Sula argumentoi se kjo e bën opozitën të duket e zvogëluar, ndërsa dëshmon hakmarrje dhe dëshirën për të përjashtuar deputetë.

Reagimi i deputetit demokrat

I vetmi lider që mendon se mazhoranca mundet duke u zvogeluar si opozitë.

Ajo çka ish-kryetari i Partisë Demokratike mund të bëj në këtë moment, është vetëm të shpall aneksimin e tij në këndin e gjumit, por kurrësesi të përjashtojë deputetë nga Grupi Parlamentarë i Partisë Demokratike.

Këto veprime nuk dëshmojnë gjë tjetër vecse inferioritet, dhe konfirmojnë dështimin e pseudo aksionit në terren.
Në shenjë hakmarrje dhe duke paramenduar dashamirësinë që ka mazhoranca ndaj tijë, kalon në akte dhe shkresa qersharake duke bërë përjashtime.

Thonë se ish-kryetari i PD ka qenë sërisht në të njëjtin vend ku kanë qenë edhe dy ministra të PS ditët e fundit. Mbase për këtë lëvizje duhet të jetë këshilluar nga ata.

Por kjo dëshmonë edhe filozofinë e liderit të vetëshpallur se mazhoranca që ka blinduar pushtetet falë djegies së mandative dhe bojkotot të zgjedhjeve të 2019, mund të mundet duke u rrudhur në një grusht njerëzish. QESHARAKE!