"Përjashtimi i 11 deputetëve", Gjekmarkaj: Basha mashtron publikisht për t’ia faturuar Bardhit
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, e ka cilesuar mashtrim publik vendimin e Lulzim Bashës për të përjashtuar 11 deputetë që i përkasin grupit të Berishës.
Ai tha se në momentin kur Basha pretendon se eshte marre vendimi, në janar të vitit 2022, disa prej emrave nuk kanë qenë fare pjesë e kuvendit, e një pjesë tjetë ka qenë prezent vetë në mbledhjen e kryesisë.
"Besoj se Basha ka përjashtuar pak, duhet ti përjashtonte të gjithë, sepse ai nuk ka nevojë për deputetë, ai ia del vetëm. Kjo është një situata komike në fakt, vendimet e tij janë nul. Ai ka mbledhur rreth vetes disa dashamirës që çuditërisht i besojnë.
Në u munduam 10 vite ta bëjmë kryeministër, por ai mesaduket paska dashur me qenë një kloun, shërbyes i qeverisë.
Kjo letër është një mashtrim, është grupi ai që përcakton çdo gjë. Ai thot që ky vendim është marrë para një vit e gjysëm, por atë kohë disa prej deputetëve nuk ishin fare pjesë.
Këto janë të gjitha trillime, për t’ia faturuar Bardhit një vulë që ai se ka vënë kurrë për të përjashtuar këta njerëz. Është cirku i radhës, në pamundësi për të bërë opozitë. Kjo i shërben mediave dhe më së shumti qeverisë”, tha ai.
Agron Gjekmarkaj, thote se grupi parlamentarë ku ai bën pjesë është Partia Demokratike, dhe çdo levizje ka një qellim të vetëm, unifikimin e aksioni opozitar.
“Unë jam tek PD e para dy viteve, te ajo që kanë votuar qytetarët me shpresën për ndryshim. Nuk jam në asnjë grup. Jam tek kjo parti të cilën ju fola, ndërsa kryetari është i qartë është Gazmend Bardhi”
Gjekmarkaj tha se mazhoranaca po përdor shkresat e Bashës, për të zbehur dhe për të krijuar amulli në kampin opozitar.
“Se si e përdor mazhorancat letrat e pafundme që prodhon Basha, është çështje tjetër. Por rregulloret e Kuvendit janë të qarta. Nëse duan me prodhuar kauza artificiale, për ta shndërruar kuvendin e Shqipërisë në institucion të PS, më mirë ta mbyllin fare, e të mos i lejnë deputetët e PD të futen fare brenda”
E këto sjellje, tha Gjekmarkaj, po e ekspozojnën Bashën më shumë si një aleat të qeverisë se sa një faktor opozitar.
“Basha e ka ndërprerë kontaktin me elektoratin e djathtë. Basha të njëjtin aleat që ka është me qeverinë, por kjo e fundit thjeshtë e përdor për të bërë zhurmë dhe më pas për ta hedhur"


