Komisionet hetimore për TIMS-in dhe Shëndetësinë, mblidhet Konferenca e Kryetarëve për dy kërkesat e PD
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Shtator 2023, 11:52
Ashtu siç është parashikuar, ka nisur në Kryesinë e Kuvendit mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.
Gazetarja Mola Luku raportoi se sot do të shqyrtohen dy kërkesat e PD-së për ngritjen e komisioneve hetimore.
Bëhet fjalë për rastin e ndërhyrjeve në sistemin TIMS dhe për koncesionet në shëndetësi, siç janë çështja e sterilizimit dhe check-up-i.