Policia: Zbardhëm asryet e vrasjes së Zef Gurit dhe plagosjes së djalit të tij, (por autorin nuk po e kapim dot)
Policia e Shkodrës njofton se ka zbardhur ngjarjen e rëndë ku mbeti i vrarë një person dhe u plagos rëndë i biri. Mësohet se janë vënë në pranga të dy autorët e kësaj ngjarjeje ku mbeti i vrarë Zef Guri dhe u plagos djali i tij, Gjin Guri.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur për shkak të konflikteve për zaptimin e sipërfaqeve pyjore në këtë zonë.
Mes autorëve dhe viktimave ka lidhje familjare, ndërsa mes tyre ka pasur edhe konflikte të mëparshme. I dëmtuari është person me precedent penal që po analizohen për të arritur në dokumentimin e plotë të ngjarjes, vrasjes dhe plagosjes.
Martin Qershija, 28 vjeç, Edmond Nika, 29 vjeç, Kujtim Dholla, 25 vjeç, dhe Çesk Serraj, 36 vjeç, ishin shpallur në kërkim në lidhje me vrasjen dhe plagosjen e babë e bir, Zef e Gjin Guri, përkatësisht 73 dhe 43 vjeç.
4 të rinjtë dyshohet se janë autorë dhe bashkëpunëtorë në ngjarjen e rëndë të shënuar rreth orës 18:30 në fshatin Mali i Shoshit, pranë një lokali. Për të katërt rëndojnë 2 vepra penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit”.

