Kryeministri flet nga Italia, Rama: Marrëveshja për pensionet me Italinë drejt përfundimit
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar i Italisë, Antonio Tajani do të kryesojë sot në Farnesina, së bashku me kryeministrin shqiptar Edi Rama, takimin e dytë në nivel politik të Komitetit të Përbashkët Ekonomik (KPE) Itali-Shqipëri. Rama dhe Tajani dolën në një konferencë për mediat.
Kreu i qeverisë ka deklaruar se marrëveshje me pensionet me italinë është drejt përfundimit dhe se shumë shpejt shqiptarët e Italisë do përfitojnë nga kjo marrëveshje.
"Marrëveshja për pensionet drejt përfundimit. Shqiptarët e italisë, mund ta gëzojnë shumë shpejt këtë të drejtë", tha Rama.
Nga pala shqiptare ishin të pranishëm zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ministrja për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, Anila Denaj, ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ervin Mete, ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj dhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

