Të premten mblidhet Konferenca e Kryetarëve, Kuvendi njeh si kryetar grupi të PD-së Bardhin

Konferenca e Kryetarëve do të mblidhet të premten pas kërkesave të opozitës për Komision Hetimor për TIMS dhe koncesionet në shëndetësi.

45 deputetë të PD dhe opozitës kanë kërkuar ngritjen e dy komisioneve hetimore për skandalin e ndërhyrjes në sistemin TIMS dhe të dhënat personale, si dhe për 4 kontratat e koncesionit në fushën e shëndetësisë.

Kryetarja e Kuvendit ka njoftuar thirrjen e mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve për të premten, ora 11:00, ku do të merren në shqyrtim kërkesat e opozitës.

Sikurse shihet edhe në e-mailet e dërguara nga Kuvendi, Gazmend Bardhi njihet si kryetar i grupit të Partisë Demokratike nga ana e këtij institucioni.