Krrashi: Kuvendi të shqyrtojë seriozisht çështjes e votës së Diasporës. Përfshirja e saj, do ndryshojë dhe vetë politikën shqiptare
Nga Katerina Hysenllari Përditësimi i fundit 27 Shtator 2023, 15:12
Deputeti i Partisë Socialiste Lavdrim Krrashi, në një intervistë për “Ora News” i bëri thirrje Kuvendit të Shqipërisë që të shqyrtojë seriozisht çështjen e sigurimit të së drejtës së votës për shqiptarët që jetojnë e punojnë jashtë vendit.
“Çështja e votës së diasporës është një çështje që duhet të merret shumë seriozisht.
Në momentin që diaspora shqiptare të ketë të drejtën e votimit do të ndryshojë jo thjesht një mazhorancë, por edhe vetë mënyrë e të menduarit dhe të të votuarit në Shqipëri.
Përfshirja e diasporës shqiptare në politikbërje do ti japë një ndryshim cilësor edhe vetë politikës shqiptare”, u shpreh ndër të tjera ligjvënësi socialist Lavdri Krashi.

