Wisner takon krerët e “Ligjeve”: Të mos pengohet përzgjedhja e Avokatit të Popullit

I Ngarkuari me Punë i SHBA David Wisner u takua me Nën-Kryetaren Dhurata Çupi të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike, dhe të Drejtat e Njeriut.

Në postimin e Ambasadës konfirmohet qëndrimi i SHBA mbi nevojën për të çuar përpara procesin e përzgjedhjes së Avokatit të Popullit.

Gjithashtu, Ambasada rithekson rëndësinë që ka shumica dhe opozita në një demokraci.

I ngarkuari me punë ka vënë theksin tek natyra kritike e përpjekjeve të Shqipërisë për reformën në drejtësi.

Postimi i plotë i Ambasadës Amerikane:

Për të diskutuar përparësitë legjislative të Kuvendit, I Ngarkuari me Punë i SHBA David Wisner u takua me Kryetaren Klotilda Bushka dhe Nën-Kryetaren Dhurata Çupi të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike, dhe të Drejtat e Njeriut sot pasdite.

Ata ranë dakord për rëndësinë e posteve kyçe si ai i Avokatit të Popullit, natyrën kritike të përpjekjeve të Shqipërisë për reformën në drejtësi, si dhe rolin që shumica dhe opozita luajnë në një demokraci të shëndetshme.