Zjarri në fabrikën e bojërave, Çako: Flakët morën këto përmasa për shkak të lëndëve kimike, situata nën kontroll
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shtator 2023, 07:46
Kreu i Emergjencave Civile Haki Çako ka dhënë detaje mbi zjarrin që ka rënë në një fabrikë bojërash në autostradën Tiranë Durrës. Çako tha se zjarri ka marrë këto përmasa për shkak të lëndëve kimike. Çako theksoi se situata është nën kontroll.
"Zjarri ka marrë këto përmasa për shkak të lëndëve kimike. Është ndotur atmosfera në masë të madhe. Është e dëmshme. Nuk ka problem shpërthimesh.
Situata është nën kontroll. Punonjësit janë të pajisur me kundragaz. Janë mbi 65 forca nga zjarri. Nuk ka rrezik, është siguruar perimetri. Janë evakuuar disa banorë", tha ndër të tjera Çako.
