ALARM SHPËRTHIMI! Policia: Shmangni lëvizjet në autostradën Tiranë-Durrës, fabrika e bojrave në flakë
Një zjarr i madh ka përfshirë një fabrikë bojrash në autostradën Tiranë-Durrës.
Ministria e Brendshme bën thirrje të shmanget kalimi i automjeteve në autostradën Tiranë-Durrës-Tiranë.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe zjarrfikset.
NJOFTIMI
Mjete zjarrfikëse dhe forca nga Tirana e Durrësi, me ndihmë edhe nga Baza për Mbështetjen e Emergjencave Civile janë angazhuar për shuarjen e zjarrit me përmasa të mëdha në një fabrikë bojrash, në autostradën Tiranë-Durrës, në Maminas.
Një grup specialistësh nga Kapaciteti Kombëtar i Kimisë është gjithashtu në terren për të bërë matjet dhe për të qenë në gatishmëri.

Me të gjitha kapacitetet në terren, për të shmangur rrezikun për qytetarët dhe banesat pranë.
U bëjmë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet drejt autostradës deri në qetësimin e situatës!

