Stroni: Ka rritje të virozave, shoqërohen me këputje trupore dhe temperaturë
Nga Katerina Hysenllari Përditësimi i fundit 23 Shtator 2023, 19:22
Mjeku Gent Stroni në një intervistë për Ora News foli për virozat e stinës. Stroni theksoi se virozat janë shtuar dhe se ato shoqërohen me këputje trupore dhe temperaturë.
"Ka rritje të virozave në traktin gastro-instensinal, të shoqëruara me të vjella dhe diarre. Në ditët e para, ka këputje trupore që shoqërohet më pas me temperaturë. Duhet të kemi në oranizëm ujë dhe lëngje me sasi.
Virozat janë të shoqëruara me këputje trupore dhe temperaturë. Duhet të përdorim kompresa me ujë të ftohtë për uljen e temperaturës, ose anti inflamatorë me raste. Periudha e virozave kalon 3-5 ditë. Ekziston situata për një post covid. Shenjat e para të virozave janë temperatura, dhimbje fyti dhe kolla", tha ndër të tjera Stroni.
