Ulje temperaturash dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shtator 2023, 07:20
Moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu me stuhi në veriperëndim, pasdite reshjet do të zhvendosen në lindje.
Temperaturat minimale do të luhaten 16-22 gradë, temperaturat maksimale parashikohen 23 -26°C në veri, 26 -27°C në zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit.
Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 10 – 15 m/sek dhe dallgëzim të forcës 4 - 5 ballë në det të hapur.
