Fieri në flakë, 11 vatra aktive zjarri, më problematike ajo në pyllin e Darëzezës

Bashkitë Fier, Patos e Ballsh të përfshira nga vatra të shumta zjarri paralel pasditen e kësaj të shtune duke shënuar një nder ditët më të vështira për zjarrfikësit për vitin 2023.

Sipas burimeve kanë qenë të paktën 11 vatra aktive zjarri gjatë ditës së sotme ku vatra më problematike mbetet ajo në pyllin e Darëzezës , ku me errësirën bëhet e pamundur jo vetëm ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse por edhe ajo nga ajri. Ndërkohë mësohet se aktualisht janë aktive në të njëjtën kohë disa vatra zjarri, ku problematike mbetet dhe ajo në Ndernenas të Libofshës ku flakët po i afrohen një stalle dhe shtëpive.

Mësohet gjithashtu se vatra zjarri ka edhe në Patos ndërkohë që sipas informacioneve edhe në Drenovë- Fushë në Mallakastër është aktivizuar një tjetër vatër zjarri.