EMRAT/ U kapën me pistoleta dhe çanta me lekë, Gjykata lë në burg 6 të arrestuarit në Vlorë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shtator 2023, 11:15
Gjykata e shkallës së parë në Vlorë vendos masën e sigurisë “arrest me burg” për të 6-të personat e arrestuar në operacionin " Obelisku".
Gjykata ka vendosur të lërë në fuqi masën shtrënguese të arrestit me burg për Santiljano Basho dhe Mariglen Aliaj, të cilët u ndaluan në flagrancë nën akuzën e “armëmbajtjes pa leje”.
Në burg me afat 45 ditë mbetën edhe 4 personat e akuzuar për moskallëzim krimi:
Bruno Shehu,
Mehmet Hoxhaj,
Beraldo Xhindi,
Kevin Metaj.
Në mesin e tyre edhe pronari dhe Kamarieri lokalit ku u ndaluan personat që posedonin armë.
“Obelisku” u zhvillua mbrëmjen e së dielës nga forcat Renea, Fnsh dhe drejtoria vendore e policisë së Vlorës.

