Baballëku: Kaloi tërmeti e nuk kemi një dokument për të ditur se çfarë ndodhi, përmirësohemi në mënyrë kaotike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Shtator 2023, 22:07
Inxhinierët Erion Softa, Luan Myrtaj, Arben Meçe dhe Markel Baballëku ishin të ftuar në emisonin "Ora e Betit" në Ora News.
Ngjarja e pak ditëve ku një pallat u përfshi nga flakët dhe u dogj si kashtë, dhe cilësia e ndërtimeve të reja ishte tema e diskutimeve në studion e emisionit "Ora e Betit" në Ora News, të moderatores Beti Njuma.
Inxhinieri Markel Baballëku deklaroi se: Kaloi tërmeti dhe ne nuk kemi një dokument për të ditur se çfarë ndodhi. Unë nuk mendoj se shteti funksionion vullnetarisht. Përmirësohemi në mënyrë kaotike.
