Aksident në Klos/ 20-vjeçari del nga rruga, përfundon në...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shtator 2023, 09:15
Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në bashkinë Klos, ku sipas informacioneve një 20-vjeçar humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Klos/informacion paraprak
Në fshatin Shkallë, bashkia Klos, shtetasi K.R., 20 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri shtetasi K.K., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.
Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje, për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.