Inxhinieri Softa: Nuk kemi organe kontrolli, injoranca në projektim sjell pasoja të rënda

Inxhinierët Erion Softa, Luan Myrtaj, Arben Meçe dhe Markel Baballëku ishin të ftuar në emisonin "Ora e Betit" në Ora News.

Ngjarja e pak ditëve ku një pallat u përfshi nga flakët dhe u dogj si kashtë, dhe cilësia e ndërtimeve të reja ishte tema e diskutimeve në studion e emisionit "Ora e Betit" në Ora News, të moderatores Beti Njuma.

Inxhinieri Softa deklaroi se: Në Durrës ke objekte që janë të çara. Kjo do thotë se nuk ka organe kontrolli. Ndërtimi është baza kryesore në ekonominë tonë. Injoranca në projektim sjell pasoja të rënda. Në një zonë të njohur në Tiranë nuk kemi furnizim me ujë.