Problemet me bashkëshortin, 40-vjeçarja nuk duron më, tenton t'i japë fund jetës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shtator 2023, 07:35
Një 40-vjeçare nga Bilishti ka tentuar të vrasë veten duke konsumuar një sasi ilaçesh. Ajo është dërguar në spitalin e Bilishtit, ndërsa për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore është nisur drejt spitalit të Korçës.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se 40-vjeçarja ka patur probleme me bashkëshortin, ndërsa ky i fundit është proceduar për dhunë ndaj saj më herët. Ndërkohë, policia po heton mbi rastin.
