Ndërtimet e reja, inxhinieri Myrtaj: Kushtet teknike në 90% të ndërtesave nuk janë kundër zjarrit

Inxhinierët Erion Softa, Luan Myrtaj, Arben Meçe dhe arkitekti Markel Baballëku ishin të ftuar në emisonin "Ora e Betit" në Ora News.

Ngjarja e pak ditëve ku një pallat u përfshi nga flakët dhe u dogj si kashtë, dhe cilësia e ndërtimeve të reja ishte tema e diskutimeve në studion e emisionit "Ora e Betit" në Ora News, të moderatores Beti Njuma.

Inxhinieri Myrtaj deklaroi se: "Është certifikata kundër zjarrit. Nëse do ndërtojmë një ndërtese kundra zjarrit, një pjese duhet të jetë kundra zjarrit. Kushtet teknike në 90% të ndërtesave nuk janë kundër zjarrit".