VIDEO-MESAZHI/ Rrugorja: Gjobat e Policisë Rrugore menjëherë në telefonin e kundravajtësit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shtator 2023, 09:43
Përmes sistemit e-gjoba, çdo drejtues mjeti që kryen një shkelje rrugore dhe ndëshkohet nga shërbimi policor do të njoftohet përmes një mesazhi apo në e-mail, duke pasur mundësinë të shlyejë detyrimin në kohë dhe përfitojë nga ulja e masës së gjobës 50 % kur e paguan brenda 15 ditëve.
"Sistemi i ri i njoftimit të gjobave të Policisë Rrugore në telefon përmes e-Albania", shkruan në komentin e saj bashkëngjitur një video-mesazhi sensibilizues, Policia Rrugore.

Me këtë nismë Rrugorja thekson se i është dhënë zgjidhje shqetësimit të qytetarëve të cilët nuk informohen në kohë për gjobat e vendosura nga Policia Rrugore në dëm të tyre.
