"Makinë që të shtyp në transmetim" Ishte duke raportuar nga SPAK, makina përplas live gazetarin e MCN-së (Video)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Shtator 2023, 19:12
Gazetarit Arsen Rusta i ka ndodhur një incident aspak i këndshëm gjatë transmetimit live nga selia e Prokurorisë së Posaçme.
Në rrjet është duke qarkulluar një video e tij teksa gjatë raportimit, një makinë vjen, afrohet dhe e përplas (në dukje, padashje).
Reagimi i gazetarit nga veprimi ‘i papërgjegjshëm’ i shoferit, ishte epik. Ai instinktivisht e godet me dorë makinën, e në këtë moment ndërhyn spiker-ja e cila e pyet se çfarë ndodhi?
‘Epo edhe makinë që të shtyp në transmetim, live, s’ka ndodhur’, reagoi ai.
