Flet berberi që qethi Ramën, ja sa bakshish i la kryeministri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shtator 2023, 17:04

Para disa kohësh ishte vetë kryeministri i vendit Edi Rama ai që shpërndau në rrjetet sociale një fotografi duke u qethur, me mbishkrimin “bëri skulpturë”. Ishte pikërsht protagonisti i asaj fotoje, Fabian berberi ai që ka treguar më tepër për prapaskenat e takimit me kryeministrin. Në një emision televiziv ai tha se kryeministri i ka paguar paratë si çdo klient tjetër, por e ka tepruar me bakshishin.