Sabri Fejzullahu feston sot datëlindjen, do habiteni me moshën e tij
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shtator 2023, 12:52
Këngëtari i mirënjohur Sabri Fejzullahu, i cili numëron një karrierë muzikore mbi 40 vite, mbush plot 76 vite jetë.
Siç ndodh thuajse çdo vit, bashkëshortja e tij, Nera i bën urimin e parë Sabriut.
Por mesa duket këtë herë me të hyrë mesnata ai mori një urim edhe nga nipi i tij, Arti, i cili e uroi gjyshin Sabri publikisht nëpërmjet rrjeteve sociale.

Këtë vit, Sabriu ka vendosur ta festojë datëlindjen vetëm me bashkëshorten e tij, duke udhëtuar drejt Turqisë.


