FOTO/ Rimartohen në 10-vjetorin e dasmës, John Legend dhe Chrissy Teigen në një ceremoni luksoze në Itali
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shtator 2023, 13:33
Çifti i showbizzit John Legend dhe Chrissy Teigen janë rimartuar në një ceremoninë luksoze në liqenin e Komos për të shënuar 10-vjetorin e martesës.
Chrissy zgjodhi një fustan të shkurtër të bardhë për të festuar ditën e saj të madhe, teksa John është shfaqur me një kostum blu të hapur përpara fëmijëve, miqve dhe familjes së tyre në të njëjtin vend ku u martuan për herë të parë një dekadë më parë.
Kujtojmë që John i ka kushtuar një pjesë të madhe të repertorit të tij muzikor gruas së tij, ku në disa prej tyre, kjo e fundit ka qenë protagoniste edhe në videoklip.


