Ndodhi dhe kjo/ Marina Vjollca "shkrihet" me afrikanët në "look"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shtator 2023, 14:54
Moderatorja Marina Vjollca, po kalon pushimet së bashku me familjen e saj në Afrikë.
Të gjithë jemi mësuar ta shohim atë me flokët e saj biondë dhe të gjatë, por kësaj radhe ajo ka vendosur t'i përshtatet ambientit ku ka zgjedhur të kalojë disa ditë.
Në një nga publikimet e fundit, Marina ka habitur jo pak ndjekësit e saj, teksa u shfaq me modelin e ri të flokëve të saj, me gërsheta afrikane, të cilat duken se i shkojnë.
Duhet thënë se këto gërsheta nuk janë një model i panjohur në Shqipëri, pasi jemi mësuar ta shikojmë tek shumica e vipave shqiptarë, si: Elvana Gjata, Ingrid Gjoni, Dafina Zeqiri etj.
Moderatorja është duke njohur akoma më shumë kulturën e vendit, ku gjithashtu po shijon momente dhe me kafshët ekzotike që ndodhen aty.

