Qebap te "Mustafai", Kayne West dhe Bianca si dy njerëz të thjeshtë në Gjermani

Kayne West dhe partnerja e tij Bianca, kanë qenë çifti më i përfolur për shkak të skandaleve që bërën në Itali, ku shkaktuan revoltime dhe inat tek italianët.

Modelja dhe reperi amerikan kanë vijuar të shfaqen po me të njëjtat veshje provokuese, këtë herë në rrugët e Berlinit. Ata janë fotografuar nga paparacët duke pritur në radhë para një dyqani qebapësh në kryeqytetin gjerman.

Kanye e kishte gjatë gjithë kohës fytyrën të mbuluar, me një copë pëlhure të zezë, ndërsa nuk mbante veshur atlete, por vetëm çorape të zeza, siç edhe është bërë e zakonshme në daljet e tij të fundit në publik.

Më vonë dyshja, u ul në një stol publik për të konsumuar sanduiçin me qebap të blerë në “Gemüse Kebap” të Mustafait, një dyqan i njohur për këtë lloj ushqimi tradicional turk në kryeqytetin e Gjermanisë.

Qebap te "Mustafai", Kayne West dhe Bianca si dy njerëz të