Një tjetër dashuri në jetën e Stefi Priftit, këngëtari bëhet gjysh për herë të parë

Këngëtari korçar, Stefi Prifti, është bërë gjysh për herë të parë.

Lajmin e bukur e ka ndarë vetë ai në rrjetet sociale, duke treguar momentin kur u takua për herë të parë me të porsalindurin.

Vajza e tij, sopranoja Maria Prifti ka sjellë në jetë një djalë, të cilit ia ka vënë emrin Zayan.

Këngëtari tregon se statusi i gjyshit, është ndjesia më e mirë që ka provuar në jetë.

“Njeriu në jetë provon ndjesi dhe emocione nga më të ndryshmet dhe të shumëllojshme.

Ndër gëzimet më të rëndësishme të jetës time kanë qenë disa… Fitorja e konkursit për në "Institutin e Lartë të Arteve"… Dashuria.. Martesa… Muzika dhe Sukseset artistike…

Ardhja në jetë e dy vajzave të mia etj. Por, ç’na qenka kjo ndjesia e tu bërit gjysh… Më kishin treguar, por kjo është e para herë që e provoj. Një mrekulli! Dikush më thotë NONO…

Një status i bukur për mua. Welcome bukuroshi i gjyshit, Zayan! Mirë se erdhe dhe i bekuar të jesh!”-shkruan këngëtari duke e shoqëruar me një foto të tij me vogëlushin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Stefi Prifti (@stefi_prifti07)