"I lashë të gjitha për të, edhe do vdes...", Fero vazhdon me deklaratat lidhur me fenë

Ish-reperi kosovar, Fero, është personazhi më i përfolur për shkak të ndryshimeve rrënjësore në jetën e tij.

Pasi doli nga burgu për një sulm fizik ndaj ish-gruas së tij, Arbenitës, ai la muzikën për t’iu përkushtuar fesë myslimane, teksa vazhdon të postojë deklarata të shumta lidhur me të.

Ditën e premte, ish-reperi tha se i ka lënë të gjitha për hir të Allahut dhe nëse është nevoja edhe do vdes për të.

"Mua nuk më intereson dynjaja (bota)", ka shkruar Fero në rrjetin social "Instagram".

"I lashë të gjitha për të, edhe do vdes...", Fero