Harrojnë "armiqësinë" ndër vite, Demi Lovato bën paqe me Taylor Swift
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shtator 2023, 13:27
Demi Lovato dhe Taylor Swift dukeshin si shoqe të ngushta në shfaqjen "MTV Video Music Awards 2023", këtë të martë.
Duke mos shfaqur asnjë shenjë përçarjeje, pavarësisht thashethemeve për një grindje të raportuar prej vitesh, këngëtarja 33-vjeçare u pa duke kërcyer me këngën e Demi Lovatos, teksa ajo performonte “Cool for the summer".
Ndërkohë që Demi Lovato ndjek në rrjetin social "Instagram" Taylorin, kjo e fundit ka zgjedhur të mos ndjek asnjë në llogarinë e saj.
Kujtojmë që thashethemet për një grindje mes dy artistëve filluan që në vitin 2010, për shoqërinë e tyre me këngëtaren Selena Gomez.
