Milano në qëndër të botës së futbollit, 4 milionë tifozë në një sezon

Askush më mirë se qyteti i Milanos nuk ka bërë gjatë sezonit të kaluar përsa i përket numrit të tifozëve në stadiume pasi Milan dhe Inter bashkë numërojnë rreth 4 milionë të pranishëm në “San Siro”.
Të pjesëtuar për dy, secili klub numëron nga rreth 2 milionë, duke kaluar në klasifikim edhe klube si Bayern Munchen apo Borussia Dortmund me murin e verdhë që është bërë i famshëm në të gjithë botën.
Gjithsesi, përsa u përket klubeve, rekordin e mban Manchester United me 2.5 milionë tifozë, i ndjekur nga Barcelona me 2.3 dhe më pas vijnë dy milanezët me një diferencë 115 mijë në favor të zikaltërve.
Vendi i pestë sërish për një italiane, Romën me 1.8 milionë e ndjekur nga Bayern, Borussia, Real Madrid që luajti në stadiumin e reduktuar dhe West Ham.
