Strategjia e Pogba për t’i shpëtuar dënimit për doping

Strategjia e Pogba për t’i shpëtuar dënimit për doping
Paul Pogba nuk ka bërë asnjë reagim publik pasi rezultoi pozitiv me doping por mesfushori francez ka një plan të qartë për të justifikuar praninë e testosteronit në trupin e tij pas analizës që u krye në fund të ndeshjes Udinese-Juventus.

Fillimisht ai mund të kërkojë kundër-analizën por ky vendim nuk është marrë sepse strategjia është që ai të shpjegojë në Gjykatën Kombëtare Antidoping se e ka marrë këtë substancë pa dijeninë e tij dhe nëpërmjet ushqimeve apo integruesve të ndryshëm.

Agjentija e tij Rafaela Pimenta ka deklaruar se lojtari nuk ka dashur në asnjë rast të shkelë rregullat. Sipas mediave, Pogba pretendon se e ka marrë integruesin me përmbajtje testosteroni në SHBA dhe nëse pranohet nga gjykata, atëherë dënimi mund të ulet nga 4 në 2 vjet.