Juventus do ndërpresë kontratën me Pogban nëse akuzat ndaj tij për doping janë të vërteta
Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba po përballet me një kërcënim serioz për karrierën e tij pasi rezultoi pozitiv me doping.
Sipas analizave të bëra një testi që ishte kryer ndaj francezit një vit më parë, ai rezultoi se kishte marrë testosterone. Pogba u pezullua përkohësisht nga skuadra e Juves, derisa të zbardhet tërësisht akuza ndaj tij.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, Pogba u shpreh se kishte marrë një dietë një vit më parë nga një doktor në Miami dhe nuk e dinte se kishte substanca të ndaluara në të.
Megjithatë, Juventus po mendon të ndërpresë përfundimisht bashkëpunimin me Pogban. Nga kontrata me klubin bardhezi, francezi përfiton 10 milionë euro në sezon, një shifër kjo e majme që rëndon në arkat e torinezëve.
Kontrata e 30-vjeçarit skadon në 2026 dhe rikthimi i tij në Torino ka vajtur në mënyrën më të keqe të mundshme.


