Dwamena fantastik, Egnatia kalon edhe testin e dytë, Erzeni ende pa fitore

Është mbyllur me 7 gola ndeshja e parë e javës së tretë, Egnatia-Erzeni ku skuadra e drejtuar nga trajneri Edlir Tetova ka arritur të mposhtë shijakasit 4-3. Duel spektakolar në Rrogozhinë ku vendasit e nisën mjaft mirë takimin me Dwamena që kompletoi tripletën personale që në minutën e 21.
Ishte Maliqi që provoi të hapte sfidën në minutën e 30, por vetëm 8 minuta më vonë Zejnullai realizoi dhe golin e katërt për vendasit. Shijakasit nuk u dorëzuan, pasi ata shënuan edhe me Meçjan dhe Kahrimanoviç por këto dy gola nuk u mjaftuan për të dalë me tre ikë nga transferta.
6 pikë në tre javë për ekipin bardhjeshil që në dy javët e fundit ka shënuar 8 gola dhe hedh përfundimisht pas krahëve zhgënjimin e ndeshjes së parë me Slënderbeun ku u mund 1-0 ndërsa Erzeni mbetet në ujëra të turbullta me vetëm 1 pikë.
